×
  • Lajme
  • Lajme

    Deliu: Kushtetuesja e rrëzoi përpjekjen e pushtetit për ta kontrolluar median

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 19:53

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se sot ra një tjetër përpjekje e pushtetit për ta kontrolluar median.

    Kjo pasi Gjykata Kushtetuese e shaplli antikushtetues ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

    “Qeveria e Vetëvendosjes tentoi ta vë nën kontroll Komisionin e Pavarur të Mediave me një ligj antikushtetues. Sot, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi këtë ligj. Një tjetër tentativë për të kontrolluar median bie përballë Kushtetutës. Fitorja i takon fjalës së lirë”, ka shkruar Deliu.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!