Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka shkruar në Facebook për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti e ministrin e tij të Bujqësisë, Faton Peci, të cilët me moton “buka e motmotit”, kanë promovuar sukses në korrjen e grurit.
Deliu ka thënë se po mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve.
“Të njëjtit që kanë abuzu me rezervat e shtetit, sot po flasin në vetën e parë, thua ti se vetë e kanë mbjellë e po e korrin grurin. Ju mashtroni edhe në bukë e mundin e bujqve e hidhni poshtë vazhdimisht. Shtoni subvencionet e mbështetjen për bujqit, e mos ua merrni lavdin e hakun”, ka shkruar ajo.
Kryeministri Albin Kurti ka përcjellë nga afër fushatën e korrje-shirjeve, ku edhe i ka hipur kombajës në Bubavec të Malishevës bashkë me ministrin Faton Peci.
Sipas Kurtit, këtë vit s’do të ketë nevojë për import të grurit.
Osmani në Washington takim me Blinken, Kurti me Pecin i hip kombajnës në Bubavec të Malishevës