×
  • Lajme
  • Lajme

    Demaliaj: Qeveria lejon prodhimin e aeroplanëve dhe rritjen e deveve, por ndalon rregullimin e rrugëve e kanalizimeve

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 13:17

    Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka renditur disa prej veprimtareve të lejuara të Qeverisë së Kosovës gjatë periudhës pandemike, përkundër se duken abstrakte, meqë shumica e këtyre veprimtarive nuk kanë ndodhur kurrë në Kosovë e aq më pak të ndodhin tani.


    Demaliaj, ka thënë se përderisa Qeveria ka vendosur të lejohen veprimtari si peshkimi në det të hapur, rritja e deveve, prodhimi i lokomotivave, aeroplanëve dhe anijve kozmike, e ka ndaluar ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, shkollave, ambulancave dhe shumë veprimtarëve të tjera esenciale për qytetarët e Kosovës.

    Reagimi i potë i deputetit:

    Në bazë të listës së veprimtarive të lejuara dhe të ndaluara, qeveria e Kosovës ka vendosur si në vijim:

    Lejohet:

    1. Nxjerrja e naftës

    2. Peshkimi në det të hapur

    3. Rritja e deveve

    4. Prodhimi i armëve

    5. Prodhimi i aeroplanëve dhe anijeve kozmike

    6. Prodhimi i lokomotivave

    Ndërsa, ndalohet ndërtimi i rrugëve, kanalizimeve, shkollave, ambulancave, etj.

    https://www.facebook.com/shkumbin.demaliaj/posts/2952801508118744

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!