×
  • Lajme
  • Lajme / Fotografi

    Dëmtohen dy shtylla elektrike në rrugën “Isa Kastrati”, ndërpritet energjia elektrike

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 20:21

    Komuna e Prishtinës ka reaguar pas një ndërprerjeje të përkohshme të energjisë elektrike që ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, si pasojë e dëmtimit të dy shtyllave elektrike.

    Në një njoftim drejtuar qytetarëve, komuna bëri të ditur se KEDS është detyruar të ndërpresë furnizimin me energji elektrike në këtë zonë, deri në sanimin e plotë të dëmtimit.

    Sipas njoftimit, ndërprerja pritet të zgjasë rreth 3 deri në 4 orë.

    “Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Policisë së Kosovës dhe KEDS-it janë në terren dhe po punojnë intensivisht për zgjidhjen e situatës sa më shpejt që të jetë e mundur,” thuhet në reagimin e komunës.

    Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka siguruar se do të mbetet e angazhuar për menaxhimin dhe tejkalimin e çdo situate që ndikon në jetën e përditshme të banorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!