×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet shqiptari i cili u kap në Britani me 10 kg kanabis në makinë

    Reporteri
    06 Mars 2023 | 15:41

    Mirjam Kovaci është arrestuar dhe dënuar me 16 muaj burg në Britani pasi është kapur në makinë duke transportuar 10 kg kanabis.

    Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt midis Penrith dhe Carlsie, teksa 22-vjeçari ishte duke drejtuar një mjet të tipit “Volvo S60” dhe u ndalua nga policia për kontroll rutinë.

    Fillimisht Kovaci dha emër të rremë dhe nxori një kartë identiteti kroate me të dhëna false.

    Gjatë kontrollit fizik ne makinë, policia gjeti dhe sekuestroi 10 pako me kanabis me peshë mbi 10 kg të vlerësuar me rreth 34000-39000 paund, por nëse shitet në rrugë vlera e saj mund të arrijë në 100,000 paund.

    Në seancën gjyqësore Kovaci pranoi akuzat për posedim të kanabisit me qëllim shitjen dhe identitet të rremë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!