×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Dentistët lejohen të rikthehen në punë, kjo është lista e plotë e bizneseve që mund të punojnë

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 8:50

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar listën e re të bizneseve me NACE code që do të lejohen të kryejnë veprimtarinë e tyre edhe gjatë kohës së masave për kufizimin e lëvizjes.


    “Referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, të 14 prill 2020, MEPTINIS ju njofton për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik”, thuhet në njoftimin e MEPTINIS.

    Sipas kësaj liste veprimtaritë e spitaleve do të lejohen të punojnë, duke përfshirë edhe dentistët të cilëve MSH para disa javësh ua ndaloi punën si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit. Për më tepër detaje se si do të lejohet ushtrimi i veprimtarisë për dentistët pritet që Ministria e Shëndetësisë të dal me njoftim.

    Bizneset me ngjyrë të GJELBËR lejohen të punojnë, kurse ato me ngjyrë të KUQE ndalohen.

    Listën e re mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

    Udhëzimin për pajisje me leje të veçantë të punës mund ta gjeni duke Klikuar KËTU.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!