×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetes së ardhshme të LDK-së i zhduket një familjar, kërkon ndihmë për ta gjetur

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 9:11

    Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi e cila ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se kushëriri i saj, Musli Krasniqi ka disa ditë që është zhdukur dhe se familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij, shkruan Reporteri.net.


    Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kushëriri i saj nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia me datë 28 tetor, e deri më tani nuk dihet asgjë për destinacionin e tij.

    “Mbesim të shqetësuar për fatin e tij. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur kërkimin. Ju jam mirënjohese nëse dikush nga ju na informon për vendodhjen e tij”, ka shkruar Krasniqi . /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/rrezekrasniqii/posts/2571994676364266

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!