×
  • Lajme
  • Lajme / Votat e minoritarëve

    Deputetët Adem Hodza e Fadil Gashi e pranojnë që votuan për Osmanin presidente me “aminin” e Radojiçiqit

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 18:34

    Dy deputetët e grupit parlamentar të Listës Serbe, Adem Hodza, nga komuniteti goran, dhe Fadil Gashi nga komuniteti rom, e kanë pranuar se iu është kërkuar vota për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

    Në një intervistë për “Paparaci”, të dy e kanë pranuar se kanë votuar për Vjosa Osmanin presidente pasi kanë marrë “aminin”, në atë kohë nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

    Ata kanë treguar se kanë pasur edhe një takim me kryeministrin Albin Kurti para se të shkonin në seancën e votimit të presidentes.

    Deputeti Hodza pretendon se shkuarjes së deputetit të Partisë Unike Gorane në seancë një ditë më vonë, i parapriu një telefonatë e tij me kryeministrin Albin Kurti.

    “Më luti që të vij nesër, për ta thirrur mbledhjen e Kuvendit dhe ta përkrah presidenten Vjosa Osmani, ne biseduam..”, tha ai.

    “Kjo ishte dita e parë, dhe ditën e parë nuk kam qenë në Kuvend. Pas një kohe, unë në fshat, po më cingëron telefoni, dmth. rreth orës 11, e kam edhe në telefon, këtë mund ta vërtetojmë, më ka thirrur kryeministri Albin Kurti…”, tha deputeti Hodza. Ai u shpreh se telefonata me Kurtin ishte e shkurtër.

    Deputeti Hodza pretendon se gjatë bisedës telefonike me Kurtin ka shprehur vullnet për përkrahje të institucioneve dhe se e ka informuar kryeministrin se fillimisht i duhej të konsultohej me Radoiçiqin.

    “Unë me kryeministrin Kurti. Siç thash më herët, komuniteti goran kurrë nuk ka qenë për bllokimin e institucioneve, ne gjithmonë e kemi përkrahur funksionimin e institucioneve, dhe këtë e kemi treguar në shumë raste, dhe jemi marrë vesh që të shihemi të nesërmen, por unë i thash se së pari duhet të konsultohem me Listën serbe, konkretisht me nënkryetarin e Listës Serbe, Millanin”, shtoi ai.

    Edhe Deputeti Fadil Gashi thotë se urdhri kishte ardhur nga Milan Radojiçiq.

    “Neve na bindi … unë përsëri po kthehem … kolegu im Adem Hoxha ka biseduar me nënkryetarin e Listës Serbe Millan Radoiçiq…”, thotë deputeti Gashi.

    “Unë po përsëris, unë nuk kam folur me të [me Radoçiqin, v.j], Adem Hoxha ka folur me të edhe … unë jam për herë të parë deputet … dhe si më ka thënë z. Radoiçiqi .. konsultohu me Ademin, Adem Hoxhën, ashtu edhe kemi vepruar”, ka shtuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!