×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetet e Kosovës zhvillojnë takime me tre kongresmenë amerikanë

    Reporteri
    12 Maj 2022 | 21:12

    Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka njoftuar se grupi i deputeteve të Kosovës kanë zhvilluar sot gjatë ditës takime me tre kongresmenë amerikanë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Statovci, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka mbajtur takime me Ritchie Torres, anëtar i Komitetit për Çështjet Financiare, Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe Jim Himes, Kryetar i Komitetin të përzgjedhur për Pabarazi Ekonomike dhe Drejtësinë në Zhvillim.

    Ajo deklaroi se mbështetja e SHBA-ve po vazhdon në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

    “ShBA-të do të mbetën aleati i pa zëvendësueshëm dhe i përherëshëm i mbështetjes së Republikës së Kosovës, në tre shtyllat e zhvillimit të shtetit tonë, atë të sigurisë, drejtësisë dhe ekonomisë.Ne po marrim përkrahje që Kosova të bëhet anëtare në organizatat dhe institucionet e rëndësishme ndërkombëtare, dhe nxitjen e bizneseve amerikane për investime në Kosovë”, ka shkruar Statovci. /Reporteri.net/.

     

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!