×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca për shkarkimin e Bordit të RTK-së

    Deputetët e Vetëvendosjes lëshojnë seancën e Kuvendit

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 13:09

    Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, ku po mbahet seanca për shqyrtimin e 20 pikave të rendit të ditës, raporton gazeta online Reporteri.net. 

    Një gjë e tillë ka ndodhur derisa po shqyrtohej pika e parë, propozimi i gjashtë deputetëve nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilët kërkuan shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

    Gjatë shqyrtimit të kësaj pike, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në fjalën e saj në Kuvend, tha se RTK-ja nuk e ka kredibilitetin e transmetuesit publik “derisa s’merren masa ndaj menaxhmetit të saj”.

    “RTK dështoi t’u qëndrojë parimeve themelore të gazetarisë për të verifikuar faktet dhe për të cituar burime të besueshme të lajmeve që i transmeton. RTK citoi një portla boshnjakl, artikull i cili edhe mund të jetë shkruar në zyret e LVV-së, përbëjnë kërcënim direkt të jetës së gazetarëve dhe këtyre mediave, por edhe shpërfaqin fushatën qeveritare kundër mediave. RTK nuk e ka më kredibilitetin e transmetuesit publik nëse nuk merren masa ndaj drejtuesve të saj”, ka thënë Hoxha.

    Sot po vazhdon seanca plenare e javës së kaluar në Kuvendin e Kosovës.

    Në rendin e ditës është shqyrtimi i propozimit të Grupit Parlamentar të PDK-së për shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe zgjedhja e tre drejtorëve të Bordit të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.

    Ndërkaq, të hënën do të mbahet seanca e re në Kuvendin e Kosovës.

    Pika e vetme e diskutimit do të jetë ajo e buxhetit 2025.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!