Deputetët gjermanë nuk kanë hezituar të tregojnë qëndrimin e tyre rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, menjëherë pas takimit që patën me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Peter Bauer dhe Christian Schmidt me një gojë kanë potencuar se një ide e lëvizjeve të territoreve, do të ishte e papranueshme.
“E kemi prekur edhe temën për shkëmbim territoresh që ne e kundërshtojmë në çdo aspekt”, ka thënë Bayer.
Për deputetin tjetër, Schmidt, arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi me lëvizje të territoreve nënkupton hapjen e problemeve të reja.
“E ka gabim ai që mendon se do ta zgjidhë problemin me këtë ide, kjo do të krijonte shumë probleme tjera që do ta preknin edhe rajonin në përgjithësi”, ka theksuar Schmidt.
Ndryshe, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndrim të njëjtë lidhur me mundësinë që marrëveshja me Serbinë të arrihet duke prekur kufijtë./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.