Kuvendi i Kosovës ka mbyllur seancën e sotme pa arritur të miratojë një nga 14 pikat e parapara, pasi gjatë shqyrtimit ishin më pak se 50 deputetë.
Madje, kishte edhe deputetë që vetëm u nënshkruan për ta marrë mëditjen dhe nuk qëndruan në sallë. Për këta u tha se do të merren masa.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci në mbyllje të seancës kërkoi
“Rrjedhimisht duhet të ndërpremë punimet e kësaj seance. I lus shefat e grupeve parlamentare që të kontaktojnë qoftë me kryetaren dhe të tregojnë se kur do të jenë në gjendje t’i sjellin deputetët dhe të kemi kuorum për ndryshe nuk ka kuptim kështu. Po ashtu, më lejoni që të gjithëve t’iu tërheq vërejtjen që mos të kemi raste që deputetët me ardh me nënshkruar dhe me dal prej sallës, sepse të njëjtit sot do të kërkoj që të fshihen emrat e atyre që vepruan në këtë mënyrë, por të mos përsëritet, iu kisha lut për kujdes“, tha ajo.
Seanca nisi me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, ndërsa u shqyrtuan dhjetëra projektligje, të cilët nuk janë hedhur në votim për shkak të mungesës së kuorumit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.