×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetet skeptike për liberalizimin e vizave, partitë akuzojnë njëra-tjetrën për zvarritje të procesit

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 8:22

    Deputetet e Kuvendit të Kosovës dhe njëherit anëtaret e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë e kanë cilësuar si shumë të padrejtë situatën në të cilën gjendet Kosova sa i përket liberalizimit të vizave.


     

    Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli në një intervistë për EO tha se shtetet anëtare të BE-së akoma nuk janë të bindur se Kosova ka kryer punët dhe detyrimet e saj.

    Tutje ajo thotë se puna kryesore e Qeverisë Kurti është ndryshe nga qeveritë e kaluara sidomos në këtë drejtim.

    “Tani si Qeveri e re dhe si parlament i ri e kemi për qëllim dhe jemi të angazhuar në gjitha shtetet e Bashkimit Evropian që ti bindim se Kosova ka plotësuar kriteret dhe se Kosova ka një Qeveri të re dhe është e fokusuar që ta zhvillojë vendin, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe në këtë mënyrë ne e meritojmë liberalizimin e vizave tani. Kështu që ne po punojmë që t’i bindim shtetet anëtare”.

    “Problemi që ne akoma nuk kemi liberalizim të vizave është se shtetet anëtare nuk janë bindur se Kosova ka luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, mirëpo tani kjo është puna jonë dhe ne duhet t’i tregojmë që kemi një Qeveri të re dhe është ndryshe prej viteve të kaluara dhe po punojmë intensivisht në këtë drejtim”, tha Pacolli.Pacolli thekson se qytetarët e kanë kuptuar padrejtësinë që po u bëhet kundrejt kësaj çështje dhe se shumë shpejtë do i bindin ndërkombëtarët se qasja e tyre është e padrejtë.

    “Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se është e padrejtë ajo që po ju bëhet karshi edhe nga BE-ja, për shkak të mos liberalizimit të vizave për Kosovën. Ne po bëjmë punën tonë dhe tashmë vendimi varet nga ata se çfarë themi ne dhe sidomos çfarë bëjmë. Ne jemi shumë të kujdesshëm dhe çdo vendim që ne marrim është në përputhje me vlerat e BE-së, luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kjo shihet edhe në praktikë duke arritur që në këtë mënyrë shumë shpejtë ti bindim ata që ne e meritojmë liberalizimin e vizave, dhe është shumë e padrejtë mënyra se si po na qasen ata neve”, theksoi tutje ajo.

    Ajo thotë se është opozita ajo e cila e ka sjell Kosovën deri në këtë pikë, dhe që ka mashtruar qytetarët me data të pavërteta.“Është opozita ajo e cila e ka sjell Kosovën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!