Njerëzit kanë ndryshuar shumë. Sidomos ata që kanë shkuar në politikë. E për ta specifikuar, kanë ndryshuar disa që kanë shkuar në Vetëvendosje. Në deputet i kësaj partie, Dimal Basha merrej dikur me shkrime e analiza politike e sociale. Në dosjen e tij ka shkrime ku ai akuzonte rëndë Vetëvendosjen për frymën antiamerikane që po e nxiste në popull, shkruan Reporteri.
Në një prej tyre, me titull “Vetëvendosja më mirë të thërrasë protesta për largimin e Ambasadës Amerikane”, e botuar në vitin 2016, ai thotë se që një kohë “Lëvizja Vetëvendosje ka ndërtuar një frymë kundër politikave të ambasadave të huaja në Kosovë”.
Teksa fliste për një peticion kundër ambasadorit amerikan, Greg Delawie, Basha akuzon direkt Vetëvendosjen për frymën antiamerikane.
“Prandaj peticioni që nisi kundër ambasadorit amerikanë nuk është rastësi. Ka kohë që është punuar për të ndërtuar këtë frymë antiamerikane në Kosovë dhe për këtë “arritje” janë dy grupe. Lidershipi profetik i Lëvizjes Vetëvendosje dhe hoxhallare me vlera talibane. Mirëpo këtu unë kam pak fjalë veq për të parën. Pra LVV.”, shkrun ai në analizën e tij, transmeton Reporteri.
Këtu e gjeni të botuar këtë analizë: KLIKO
Këtu mund të lexoni edhe një analzië tjetër të tij në lidhje me Amerikën dhe Kosovën: KLIKO
Në shkrim, ai merret edhe me disa deklarata të ish zyrtarëve të VV-së në lidhje me intervenimin e NATO-s.
“Sigurisht se disa prej jush keni nisur të mendoni se unë jam një injorant se këto akuza nuk qëndrojnë dhe se profetët në krye të partisë tuaj nuk ndajnë aso mendime. Për ju dashamirët e kësaj lëvizje, kryetari juaj, Visar Ymeri, në një dokumentarë (nëse nuk gaboj është për BBC) deklarohet se “intervenimi i perëndimit në vitin 1999 është bërë e mundur nga interesat gjeostrategjike që ata mund të kenë pasur, e në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” Zoti Ymeri vazhdon duke e quajtur kolonializëm prezencën e ambasadave në Kosovë dhe ai shton se, ndëgjone mirë këtë, ambasadorët janë përgjegjës për “degradimin e standardit të jetës së qytetarit në Kosovë.”
Pra kryetari i një partie nuk po fajëson politikanët e korruptuar shqiptarë, as partitë politike, por ambasadat në krye me Amerikën. Pra miq që ja doni të mirën atij vendi, këto janë bindjet e një lideri të partisë së 3-të më të madhe në vend, i cili me profetët tjerë në krye të asaj lëvizje revolucionare, ëndërrojnë që t’i largojnë të gjithë ambasadorët nga Kosova.
Tash këtu ka dy vlerësime. Ose duhesh të jesh i çmendur, ose je shumë trim. Unë besoj se AAK dhe NISMA duhet ta rishikojnë edhe njëherë aleancën e tyre me LVV dhe të rivlerësojnë nëse me të vërtetë dëshirojnë bashkim me një lider që mban këto bindje të çmendura. Le të mbetet ky vetëm një sygjerim për ta dhe të kthehem tek tema. Unë po vazhdoj me besu se lidershipi profetikë në LVV i konsideron këto bindje si të drejta dhe trimërore dhe nëse besojnë se ky qenka problemi atëherë unë kam një kërkesë për ta”, shkruante ai.
Basha në atë kohe kërkonte që VV të thërriste protesta kundër ambasadës se Amerikes
“Kërkesa ime është, bëhuni trima e trimëresha dhe dilni publikisht me një konferencë për shtyp dhe lërëni që populli të vendos se çka duan? Mbase njiheni për demokraci gjithëpërfshirëse, thirrni referendum edhe kërkoni që populli të vendosë për largimin e ambasadave? Mbase jeni dashamirë të protestave, caktoni një datë dhe thirrni të gjithë popullin në protesta për tërheqjen e ambasadorëve? Të gjitha këto janë mjete demokratike që i aplikoni çdo ditë, andaj provone edhe këtë kërkesë? Ju thirreni për trima e trimëresha, ju jeni revolucionarë, ju jeni anti-kolonialistë dhe nëse besoni se ambasada amerikane e paska koloni Kosovën dhe qenka përgjegjëse për denigrimin e jetës së qytetarit në Kosovë, atëherë lutja ime për ju është që të caktoni një datë dhe të kërkoni protesta për largimin e “kolonive,” në krye me Amerikën. Për fund edhe njëherë po e përsëris, qëndroni pas parimeveve, provojeni?”, shkruan deputeti Basha në atë kohë./Reporteri