Deputeti i Nismës, Endrit Shala ka deklaruar se qeveria e Kosovës po e trajton Malishevën dhe qytetarët e saj në mënyrë raciste.
Shala ka shkruar në Facebook se qysh pas vizitës në këtë komunë e kanë dhënë alarmin për tretmani që po i bëhet qytetarëve nga qeveria në detyrë.
“Është e habitshme se si kryeministri i shkarkuar gjen kohë t’i vizitoj komunat tjera të cilat janë shumë më pak të prekura nga COVID-19, viziton besa edhe Radio Televizionin Publik (RTK) e kjo vizitë me qëllim të ushtrimit të presionit ndaj këtij mediumi publik, gjë të cilën tash të gjithë po e dinë, dhe ndër të tjera vazhdon ta injoron në tërësi këtë komunë”.
“Por, këta të shkarkuarit e dinë mirë që malishevasit kurrë nuk do të bëhen militantë të mashtruesve, prandaj këta po “hakmerren” ndaj tyre. Më lejoni të ju kujtoj, që i vetmi veprim i kësaj qeverie në raport me komunën e Malishevës ka qenë getoizimi i saj, pra izolimi i saj nga pjesa tjetër e vendit, duke e lënë të vetme komunën të përballët me këtë pandemi”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.