Deputeti gjerman, që është edhe Kryetar i Komisionit për Politike të Jashtme në Gjermani, Michael Roth, e ka përfshirë flamurin e Kosovës në kartolinën për festat e fundvitit, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë me dije Ambasadorit i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Kënaqësi të shoh se Republika e Kosovës është kaq bukur e përfaqësuar në kartolinën për Krishtlindje të mikut tonë, Michael Roth, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman. Faleminderit Michael!”, ka shkruar Ajeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.