×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti gjerman: Kriminelët, sot janë në pushtet në Kosovë

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 13:43

    Deputeti i Budestagut gjerman, Jens Kestner, që vjen nga partia e ekstremit të djathë AFD ( Alternative Fur Deutchldand), thotë se në Qeverinë e Republikës së Kosovës, aktualisht janë të ulur shumë kriminelë, dhe sipas tij ata nuk mund të arrestohen sepse mbrohen nga dikush.


    “Na kanë thënë se nuk është e mundur të arrestohen këta njerëz, edhe pse ata e dinë se kanë kryer krime, por janë të mbrojtur dhe është e pamundur që t’i gjykojë dikush ata, sepse dikush i mbron”, ka thënë Kestner për Tv Pink.

    Ai thotë se në Kosovë ditët e sodit në pushtet ka shumë kriminelë.

    “Tani në pushtet në Prishtinë ka shumë kriminelë”, ka shtuar ai.

    Në këtë intervistë ai është pyetur edhe për “Shtëpinë e Verdhë” dhe pretendimet për trafikim të organeve, duke iu bërë thirrje organeve të BE-së dhe Prokurorëve që të zgjidhin një problem të tillë.

    Ditë më parë një deputet nga e njëjta parti, kishte thënë se Kosova duhet të kthehet nën administrimin e Këshillit të Sigurimit të OKB’së.

    Deputeti pro-serb i Bundestagut gjerman, Hansjörg Müller, nga partia Alternativa për Gjermaninë (AFD), kishte deklaruar se pranimi i pavarësisë së Kosovës ishte një neglizhim i ligjit ndërkombëtar.

    Muller thotë se Kosova duhet kthyer përsëri nën administrimin e Këshillit të Sigurimit.

    “Le t’i kthehemi drejtësisë, ta kthejmë Kosovën nën administrimin e Këshillit të Sigurimit”, kishte thënë ai në një intervistë për ‘Novosti’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!