Deputeti i AAK-së, Arbër Tolaj, ka folur sot për hisen që do të ketë partia e Ramush Haradinajt në qeverinë e re të Kosovës.
Si mysafir në Frontal në T7, Tolaj ka thënë se emrat nuk dihen por numri po.
“Emrat nuk dihet por vetëm është diskutuar se në proporcion me fuqinë politike, AAK do t’i ketë katër ministri. Do të jenë gjithsejtë 15 ministri, 12 ministri partitë shqiptare do të ketë 35 deri 40 zv.ministra”, ka thënë Tolaj.
Po ashtu Tolaj ka bërë me dije se asjnjë prej deputetëve, e as kryetarëve të komunave nga AAK-ja nuk do të bëhen Ministra.
“Është propozim konkret që të gjithë deputetët do të vazhdojnë punën e tyre si deputet por edhe kryetaret e komunave ashtu do të veprojnë”, ka thënë Tolaj në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.