×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së i bindur se koalicioni qeverisës është stabil

    Reporteri
    04 Tetor 2020 | 8:09

    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj, ka deklaruar se koalicioni qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) është stabil.


    “Normal që Qeveria e Kosovës ka shumë sfida përpara mirëpo koalicioni vazhdon me qenë stabil dhe mi kryer përgjegjësitë e veta”.

    Sipas tij, pas shumë dështimeve Ligji për Rimëkëmbje duhet të miratohet në seancë të jashtëzakonshme.

    “Mos votimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike po ndodh në mungesë të votave të mjaftueshme për faktin se edhe PDK edhe VV-ja nuk po e përkrahin kështu që na mbetet neve si koalicion që në një seancë të jashtëzakonshme ta votojmë këtë ligj”, tha Selmanaj për Ekonomia Online.

    “Është e drejtë e PDK-së që të ketë kërkesa dhe iniciativa si parti politike dhe si grup parlamentar, por megjithatë pakon të cilën e ka sjellë Qeveria duhet të kalojë në Kuvend”.

    Selmanaj arrestimet e fundit nga Specialja, i konsideron të papranueshme dhe të padrejta.

    “Ne tash fatkeqësisht do t’i vuajmë pasojat e një vendimi të padrejtë që fatkeqësisht e ka votuar parlamenti i Kosovës”.

    “Arrestimet që kanë ndodhur për neve janë të papranueshme dhe mendoj që këto dy arrestime e fundit të kryetarit të OVL-së dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj janë të padrejta dhe të panevojshme sepse asnjë rast nuk e kemi që dikush është ftuar nga Gjykata Speciale dhe që nuk ju ka përgjigjur”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!