×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së u ftua në Hagë si i dyshuar, mbrohet në heshtje

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 20:50

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Kuçi, është mbrojtur në heshtje, gjatë marrjes në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale.


    Kuçi, që deri tani është zyrtari më i lartë në detyrë i ftuar nga Specialja, ka përfunduar marrjen në pyetje gjatë së hënës.

    Avokati Artan Qerkini ka thënë se deputeti është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

    Të dielën kur Kuçi ka udhëtuar për në Hagë, shumë anëtarë të AAK-së kanë dalë për ta përcjellë në Aeroportin “Adem Jashari”.

    Avokati Qerkini ka thënë se deputeti Kuçi, do të kthehet të mërkurën në Kosovë.

    Nënkryetari i AAK-së, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në fund të shkurtit të këtij viti.

    Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka njoftuar se ditëve në vazhdim do të ketë ftesa të reja ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së për t’u marrë në pyetje nga Specialja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!