Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili kishte votuar kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ka ironizuar me prioritetet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për qeverisjen me LDK-në.
Avdyli ka thënë se AAK nuk ka asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar, që sipas tij nuk kanë diskutuar fare, transmeton Telegrafi.
“Prioritetet e AAK-së për qeverisjen me LDK-në:
– asnjë fjalë për taksën 100%, e reciprocitetin.
– 3 autostrada, mundësisht kah livadhet e veta.
– Ripërsëritja e premtimit për korrigjim te demarkacionit qe e votuan vetë.
Asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar e cila si duket s’është diskutuar fare.
Asnjë fjalë për luftimin e pandemisë e shëndetësinë.
Asnjë fjalë për krizën ekonomike,as për punësim, e zhvillim ekonomik. E në fund do sllogane bajate”, ka shkruar Avdyli.
Ndryshe, sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim, ku janë pajtuar që të formojnë Qeverinë së bashku
https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10219091794703388
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.