×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së: Qeveria duhet të ndajë një fond që të paguajë doktorë dhe infermierë që nuk janë të punësuar

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 20:42

    Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të mendojë se si të ketë në gjendje gatishmërie akoma staf mjekësor.


    Për këtë, ai ka thënë se duhet krijuar një fond i vecantë për paga gjatë angazhimit për mjekë dhe infermierë që nuk janë të punësuar, shkruan Reporteri.net.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ndajë një fond të veçantë të pagave për angazhimin më Marrëveshje për Shërbime të Veçanta, për një përiudhë të caktuar, për doktorët dhe infermierët të cilët nuk janë të punësuar, për të qenë të gatshëm, nëse kërkohet nevoja, për t’ju kryer shërbimet shëndetësore pacientëve të mundshëm dhe për menaxhuar gjendjën emergjente si pasojë e pandemisë Koronavirus!”, ka thënë ai.

    Ndër të tjera, Manaj ka thënë se kjo do t’I ndihmonte edhe stafit mjekësor aktual të cilët po bëjnë një punë heroike në kushte të vështira.

    “Kjo do t’i ndihmonte edhe stafit aktual shëndetësor, që tani janë duke u ballafaquar drejtëpërdrejtë me këtë gjendje, duke kryer detyrën e tyre me heroizmin e pashoq, duke punuar edhe jashtë orarit të rregullt të punës, jashtë vendit të tyre të punës dhe në kushte të vështira, të cilëve duhet t’ju jemi mirënjohës dhe ndaj të cilëve shteti duhet të aplikoj sistem të veçantë të shtesave në page”, ka shtuar ai.

    Ndryshe, është raportuar disa herë se sistemi shëndetësor duhet përgatitet edhe për kohëra më të vështira, nëse numri i pacientëve rritet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!