Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdeiu ka bërë thirrje për protesta.
Ai e ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të dalin në sheshe me protesta. Sejdiu u ka thënë këtyre partive që t’i ndezin mortorët.
“Pa ua mbushë sheshin, këta nuk marrin veshë! Hajde #LDK dhe #VV, ndezni motorrat! Ka ardhë koha – të gjithë në #protesta për #shtet! #PROTESTO #LDK #VV #QËNDRO #KOSOVA #MosUDorëzo #ÇkapeShtetin #MBIJETESA”, ka shkruar Sejdiu në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Vetëvendosje i mbajti disa protesta por që i ndali më pas. Edhe pse kohëpaskohe i përmend ato, LDK-ja e Isa Mustafës ia ka bërë me dije se nuk i bashkohet në protesta që kanë synim rrëzimin e qeverisë, pasi sipas tyre qeveria aktuale duhet të bie me mocion mosbesimi në Kuvend pikërisht sic u rrëzuar qeveria “Mustafa”.
Kujtojmë se opozita ka nisur takimet për dakrodim për ngritjen e një mocioni mosbeismi por që deri tani janë takuar vec kreu i LDK-së Isa Mustafa me atë të Vetëvendosjes Albin Kurti, kurse me kreun e PSD-së Shpend Ahmeti pritet të takohet ditët e ardhshme.
Kujtojmë se për rrëzimin e qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve. /Reporteri.net/