Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere është mbledhur për të shqyrtuar në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës.
Partitë opozitare kanë kërkuar që ky projektligj të marrë pëlqimin e Komisionit dhe të procedohet sa më shpejt në Kuvend, shkruan Reporteri.net.
Ferat Shala i PDK-së ka thënë se duhet të bëhet lejimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti, për faktin se siç ka thënë ai bëhet fjalë për një gjendje të jashtëzakonshme, me inflacionin gjithnjë e në rritje.
“Plot 21 mijë veta kanë nënshkruar këtë peticion. E shoh neglizhencë të kryetari të Komisionit por edhe vetë Kuvendnit, që deri më tani kjo nismë ligjore nuk ka ardhë.
Sot kemi gjendje emergjente, të jashtëzakonshme. Kemi inflacion që nuk ka qenë në 21 vitet e fundit. Lëreni politizimin dhe le të shkojë sa më shpejtë në Kuvend ky projektligj. Sot e tjerrni një nismë qytetare prej 21 mijë kërkesave. Është joligjore, joserioze dhe jomorale”, u shpreh ai.
Mbledhja e Komisionit është duke vazhduar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.