×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së për masat anti-Covid: Jemi kundër mbylljes, Qeveria dhe Ministria duhet të kërkojnë falje për fushatat politike

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 23:31

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur rreth masave të reja anti-Covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Ai në Kanal10 ka thënë se janë kundër mbylljes, gjersa shtoi se ka pasur mënyra të tjera që kjo mbyllje të evitohej.

    “Jemi kundër mbylljes sepse numrat që janë aktualisht, mënyra se si duhej të menaxhohej, ka pasur mënyra që të evitohej mbyllja.”

    “S’ka pasur nevojë që të mbyllet vendi. Masat që ishin më herët me kufizime s’kanë pasur asnjë efekt. Politika ka dështuar. Të gjitha partitë politike pa përjashtim, para vendosjes së masave mbrojtëse, edhe Qeveria edhe Ministria do të duhej të kërkonin falje, fushata është bërë me qytetarë jo vetëm me politikanë”, tha Haxhiu.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!