×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së i thotë AAK-së: Jeni të vegjël për të udhëhequr me Presidencën

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 19:22

    Ditëve të fundit janë shtuar zërat për përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës LDK-AAK-NISMA, për shkak të unifikimit për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Por, deputeti i kësaj partie, Ferat Shala, në një intervistë për Front Online, tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar në organet e partisë dhe së të gjitha këto pretendime janë lojëra politike të partive në pushtet.

    “Në asnjë nivel dhe në as një moment të caktuar asnjë nga organet e PDK-së as nuk e ka në rend dite e as nuk e ka pasur këtë problematikë. Të gjitha janë lojëra të partive në pushtet që për interesa të tyre të momentin apo strategjike, duke e parë paaftësinë e tyre për punë dhe menaxhim të situatës së pandemisë dhe sfidave që e presin shtetin po kalkulojnë në situata të tilla ku PDK-ja mund të jetë pjesë përbërëse e tyre”, tha ai.

    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nuk ka marrë pjesë në votimin për Projektligjin për Vlerat e Luftës së UÇK-së të iniciuar nga partia e Kadri Veselit.

    Lidhur më këtë deputeti Shala thotë se ky Projektligj është keqkuptuar dhe keqinterpretuar.

    Deputetit Shala foli edhe për mocionin e ngritur nga Lëvizja Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë “Hoti”.

    Ai tha se edhe pse Qeveria “Hoti”, është e paaftë për të menaxhuar, nuk e përkrahin në këtë kohë mocionin e Vetëvendosjes.

    Ndërkohë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje mori mbështetjen e Këshillit të Përgjithshmen të kësaj parëtie për të kandiduar për President të vendit në vitin e ardhshëm.

    Lidhur me këtë, deputeti Shala, tha se partia e Haradinajt asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në Kuvend dhe se është një parti e vogël për ta udhëhequr pozicionin e Presidentit.

    “Në këtë zhvillim të shtetit të ri të Kosovës në situata të caktuara, liderë të vegjël e të mëdhenj shpeshherë i ka dominuar ambicia se sa arsyeja dhe asnjë logjikë e as ambicie të shëndoshë e as programore nuk të çon te ajo se lideri i AAK-së mund të vijë në pozicionin e Presidentit. Kjo nisur nga fakti se nga paslufta është në politikë dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e shumicës parlamentare, pra është një parti e vogël – e respektuar për aq sa është, por ta udhëheq pozicionin e Presidentin në asnjë formë në këtë situatë”, ka thënë ndër tjerash ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!