×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes: Duhet të shkarkohet ambsadori Qendrim Gashi

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 20:31

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka thënë se ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi duhet të shkarkohet.


    Ai thotë se ambasadori me publikimin e shkrimit në rrjetin e tij social ku gjendeshin karikaturat të e profetit Muhammad ka fyer besimtarët dhe ka nxitur një lloj nxitje të urrejtjes.

    “Ka fyer me apo pa vetëdije të gjithë besimtarët e një komuniteti që përfaqëson atje, është edhe një lloj nxitje urrejtje dhe me ligjet e Kosovës nxitja e urrejtjes është vepër penale, andaj kam kërkuar që institucionet të bëjnë ndjekje penale dhe ambasadori të shkarkohet”, ka deklaruar Rrahmani në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai thotë se ambasadori Gashi nuk e ka treguar vetëm qëndrimin e tij personal, por si ambasador me një postim të tillë çfarë ka bërë e përfaqëson gjithë qytetarët e Kosovës të cilët pohon se janë ndier të fyer.

    Por deputeti i VV-së thotë se ambasadori Gashi edhe më herët nuk e ka përfaqësuar ashtu si duhet Republikën e Kosovës.

    “Ai ambasador sa më shpejt duhet të largohet”, ka thënë Rrahmani.

    Ai thotë se ka mundësi që Gashi nuk e ka pasur qëllimin të fyejë, por shton se vepra që ka bërë ai është fyerje për besimtarët, dhe se një ambasador i cilitdo besim të jetë, mysliman apo katolik nuk guxon të bëjë një gafë të tillë.

    “Si përfaqësues i Kosovës nuk guxon të fyejë popullin dhe kjo është arsyeja që kërkoj të shkarkohet”, ka deklaruar ai.

    Kurse për kërcënimet që i janë bërë ambasadorit Gashi, deputeti i VV-së ka deklaruar se ato janë të papranueshme dhe e ka ftuar Prokurorinë e Shtetit të reagojë.

    “Reagimet e tilla janë të papranueshme dhe Prokuroiria e organet e sigurisë duhet të merren me kërcënuesit, janë të papranueshme dhe të patolersuhme dhe të gjithë ata që reagojnë në atë mënyrë duhet të ndëshkohen”, ka pohuar ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!