×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes: Kushdo që u merr para mërgimtarëve është në fakt duke i vjedhur ata

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 22:51

    Mërgimtarët që nga vende të ndryshme janë duke ardhur për pushime në Kosovë, janë duke u përballur me pritje të gjata nëpër pikëkalimet kufitare në Evropë.


    Para se të hyjnë në vendlindje duhet të paguajnë Kartonin e gjelbër, mirëpo, ky i fundit do të jetë falas deri më 31 dhjetor, të cilin ua paguan qeveria.

    Hekuran Murati, deputeti i Vetëvendosjes, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka thënë se çdo polisë është e paguar deri më 31 dhjetor, ndërsa kushdo që u merr para mërgimtarëve është duke i vjedhur ata.

    Ky është postimi i tij:

    3 milionë euro i kemi nda në buxhet për pagesën e kësaj tarife për të gjithë mërgimtarët që vijnë në Kosovë.

    Çdo polisë e lëshuar para datës 31 dhjetor është e mbuluar. S’ka lidhje nëse data e kthimit është përtej 31 dhjetorit, me rëndësi që data e hyrjes duhet të jetë deri më 31 dhjetor. Kushdo që u merr para mërgimtarëve është në fakt duke i vjedhur ata.

    Matrapazët duhet të japin llogari për këtë vjedhje!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!