Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka akuzuar LDK-në se me rrëzimin e Qeverisë po i nënshtrohen presidentit Thaçi.
Basha ka thënë se me shkarkimin e Agim Veliut, edhe LDK-në e kanë çliruar prej tij. Ndër të tjera ai ka thënë se edhe Isa Mustafa po të ishte Qeveri, do ta shkarkonin edhe atë.
“Ai e ka braktisë Podujevën për me u ba kryetar. Në llap ka ba çka ka dashtë këtu nuk mundet. Vetë llapjanët janë tu ikë prej tij. Llapi ësht prej komunave ma të varfra. Ai e ka braktisë Podujevën për me ardhë me u ba ministër. Kryetari i LDK-së, është në koordinim të plotë me presidentin Thaçi, prej kolltukut lypë gjendje të jashtëzakonshme. Me pa e pasë edhe Isa Mustafën edhe atë ua kishim shkarku. Ua ka hupë 6 palë zgjedhje”, ka thënë ndër të tjera ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.