×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes: Sondazhet na qesin 40 deri 45%, duhet të angazhohemi që të arrijmë 51%

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 22:02

    Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që shprehet e bindur se në zgjedhjet e reja do të fitojë 51% të votave dhe do ta formojë qeverinë e vetme, vetëm me pakicat.


    Për këtë çështje është deklaruar deputeti i saj, Eman Rrahmani, i cili në REPORTERI/INTERVISTA e konfirmon se sondazhet aktualisht nuk e qesin partinë e tij më shumë se 45% dhe për të arritur 51% thotë se duhet të angazhohen edhe më shumë deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

    “Angazhimi jonë do të jetë t’i foitojmë 51%, të gjitha sondazhet që bëhen edhe nga subjektet tjera na qesin mbi 40% lufta jonë do të jete t’i arrijmë 51% dhe mbetet të punojmë si Lëvizje. Sondazhet janë 40 deri 45 për qind që e qesin Lëvizjen, që është një dyfishim i votës nga zgjedhjet e fundit që ndodh shumë rrallë në skenën politike”, thotë ai.

    Rrahmani thotë se për të arritur 51% ju duhet goxha punë dhe angazhim si organizatë.
    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!