×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes tregon si është gjendja shëndetësore e Kurtit

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 20:13

    Ditë më parë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri të ditur se është prekur nga Covid-19 dhe se do të qëndrojë në vetizolim për dy javë.


    Se si është gjendja e tij, ka treguar në REPORTERI/INTERVISTA deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, i cili thotë se Kurti ka shëndet të mirë.

    “Gjendja e tij është stabile dhe përveç atyre simptomave në fillim që i ka pasur, me shëndet është mirë dhe shpresojmë që të vazhdojë ta kalojë me shëndet të plotë edhe lideri jonë edhe gjithë qytetarët e Republikë së Kosovës këtë sfidë me shëndetin që po kalohet në gjithë botën edhe te qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rrahmani.

    I pyetur se a po qëndron në shtëpi apo ka qenë i shtrirë në spital, Rrahmani ka thënë se Kurti vazhdon të qëndrojë në shtëpi.

    “Deri sot ka qëndruar në shtëpi dhe vazhdon të qëndrojë në shtëpi, simptomat kanë qenë të lehta, nuk ka qenë diçka serioze edhe po shpreosjmë që të vazhdojë kështu”, ka deklaruar ai.

    Kurse për vetën e tij, deputeti Rrahmani ka thënë se ai e ka bërë një test para disa muajve, por deri tash nuk ka pasur ndonjë simpotmë.

    “Shpresojmë të na ruaj edhe Zoti”, ka thënë ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!