×
  • Lajme
  • Lajme / Sondazhi

    Deputeti i Vetëvendosjes: Zgjedhje do të ketë, por ato nuk i përcakton opozita

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 21:54
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, ka thënë se në Kosovë, zgjedhje do të ketë, por ato nuk o përcakton opozita. Ka thënë kështu duke iu përgjigjur zërave të shtuar opozitarë për zgjedhje të parakohshme.

    “Zgjedhje do të ketë, por ato nuk i përcakton opozita, ndërkohë që ne jemi të fokusuar te punët që kemi përpara dhe së bashku me to edhe rezultatet”, u shpreh deputeti Rexhaj.

    Rexhaj ka komentuar edhe sondazhin e fundit që u publikua në fund të dhjetorit të vitit 2023. Vetëvendosje ka kryesuar ndërsa partitë opozitare e quajtën “manipulim” derisa i kërkuan kryeministrit Kurti ‘ballafaqim në zgjedhje’.

    “Jo vetëm në këtë sondazh por në vazhdimësi Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shënuar rritje dhe mos të harrojmë aty nuk është e përfshirë mërgata. Po e përsëris, si subjekt politik nuk shquhemi për vetkënaqësi, por jemi gjithnjë në sfidat tona të reja për arritje më të mëdha”, u shpreh Rexhaj.

    Më poshtë mund ta lexoni të plotë intervistën me deputetin Arbër Rexhaj./Reporteri.net/.

    Rexhaj: Vuçiqi këmbëngul në marrëveshjet Thaçi-Daçiq dhe Mustafa-Vuçiq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!