Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, e ka konfirmuar se në negociatat ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe deputetes boshnjake, Duda Balje me ka pasur pajtim për t’i dhënë asaj pozitë të ministres.
Deputeti Rexhaj ka theksuar se është një hap i rëndësishëm që krejt deputetët janë takuar dhe janë arritur disa marrëveshje, përfshirë pranimin e Baljes në kabinetin qeveritar.
“Krejt deputetët i kemi taku, e kemi pranuar me bë edhe ministre Duda Baljen, por unë mendoj që këtu është duke ndodhur diçka për herë të parë, krejt minoritetet iu kanë bashkangjitur qeverisë. Tash mundën me pas vullnet politik deputeti apo deputetja, që unë nuk mundem me paragjyku,” ka thënë ai në Kanal 10.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.