×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së insiston se do të lansojë një raketë në hapsirë, veçse tash ia zvogëlon madhësinë

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 23:53

    Deputei i VV’së Jahja Kokaj ka arsyetuar deklaratën e tij të sotshme, ku tha se mund të lansohet një raketë në Kosovë gjatë Qeverisë Kurti.


    Jahja thotë se e kishte fjalën për raketa disa-centimetërshe.

    Ai me anë të një postim në Facebook, thotë se studentët “e nivelit master, mund të ndërtojnë rakete disa centimetrash, të blejnë pajisje lëshimi, jo të shtrenjta, me të cilat fare lehtë mund të arrijnë shpejtësinë e lartpërmendur”

    Postimi i plotë:

    MUNDESIA E LANSIMIT TE SATELITIT NGA TROLLI I KOSOVES

    Te dashur miq,

    Në një emision televiziv, në pyetjen e gazetarit nëse ka mundësi që sateliti të lëshohet nga trolli i Kosovës, unë gjithsesi iu përgjigja po.

    Sigurisht, në mungesë të informacionit paraprak, ose njohurive fillestare të kësaj fushe, dikush habitet ose me “hata” duke i dhënë asaj konotacione qesharake (nga injoranca ose dashakeqesia).

    Duke injoruar qëllimit të komenteve të të painformuarve (të shprehur ne menyre te bute butë),

    e ndiej të nevojshme këtu, që publiku të shpjegojë sa vijon:

    Në vitin e parë të fizikës, a u shpjegojmë studentëve se c’është shpejtësia e parë kozmike?

    Nëse trupit ose raketës i jepet një shpejtësi prej 7.9 km / s, ajo arrin të ashtuquajturën SHPEJTSI TE PARE KOSMIKE, ose shpejtësinë orbitale, me të cilën raketa arrin orbitën rreth tokës.

    Pra, me një projekt të vogël, studentët e nivelit master, mund të ndërtojnë rakete disa centimetrash, të blejnë pajisje lëshimi, jo të shtrenjta, me të cilat fare lehtë mund të arrijnë shpejtësinë e lartpërmendur.

    Në një nga universitetet që dhashë mësim, përpara se të përfshihesha në politikë, studentët e shkallës së tretë kishin një projekt si ky, ku ata bënë të mundur lëshimin e një rakete disa centimetra dhe me peshë disa gram, si një satelit tokësor.

    Me këtë projekt dhe rezultatet e tij, ata morën pjesë në një konferencë amatore në Berlin në 2018. Foto tregon studentët në fjalë në një konferencë ( ne nivel amator) të tillë në Berlin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!