×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së ironizon me Pacollin: Je i mirëseardhur, por fillimisht në konvikt

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 14:08

    Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i është përgjigjur kreut të AKR-së dhe deputetit Behgjet Pacolli,  i cili sot e quajti diktatoriale Qeverinë e Kosovës teksa njoftoi se i është anuluar leja për aterim në Aeroportin e Prishtinës.


    Abrashi ka thënë se karantinimi 14 ditor për shtetasit e ardhur nga jashtë është i obligueshëm, e në këtë rast vlen edhe për Behgjet Pacollin, shkruan Reporteri.

    Insistimin  e Pacollit, ai e ka quajtur arrogancë  feudale për t’u trajtuar ndryshe prej qytetarëve të tjerë teksa ka thënë se kjo është, e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet.

    “Mendësia çifligare dhe standardet e Banana Republikave çfare mund t’i ketë për qejfi, ekselenca mund t’i gjejë tek miqët e tij tiranik nëpër botë, por jo në Kosovë. Je i mirëseardhur. Por filimisht në konvikt!”, ka shkruar ai ndër të tjera.

    Reagimi i plotë:

    Çdo qytetar është i barabartë para ligjit. Dmth, të drejtat dhe detyrimet e miliarderit dhe hamallit peshojnë njejtë. Mbi këtë bazë është ndërtu koncepti i shtetit të së drejtës që aspirojmë ne. Ky është kushti kryesor i kontratës shoqërore. Barazia para ligjit.

    Arroganca feudale e Behgjet Pacollit për t’u trajtuar ndryshe prej neve është neveritëse, e papranushme dhe nuk duhet të tolerohet. Detyrimet nuk pyesin për standarde jetese e as për thellësinë e kuletës. Karantinimi 14 ditor për shtetasit e ardhur nga jashtë është i obligueshëm. Dhjetra e qindra qytetarë me mundësi të dobëta ekonomike dënohen çdo ditë për mospërfillje të masave. Pse ky të trajtohet ndryshe?

    Mendësia çifligare dhe standardet e Banana Republikave çfare mund t’i ketë për qejfi, ekselenca mund t’i gjejë tek miqët e tij tiranik nëpër botë, por jo në Kosovë.

    Je i mirëseardhur. Por filimisht në konvikt!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!