×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së largohet nga objekti i Kuvendit: Nuk kemi informacion për seancë sonte

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 18:41

    Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka thënë se nuk ka ndonjë informacion që në orët në vazhdim pritet të ketë seancë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet apo për çështjen e presidentit, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka lënë objektin e Kuvendit derisa është shprehur se nuk ka informata për seancë.

    Përveç Abrashit, nga objekti i Kuvendit janë larguar edhe disa deputetë të tjerë të Vetëvendosjes.

    Ndërkohë nuk ka ende asnjë konfirmim nëse Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sonte siç është paralajmëruar.

    Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se ka proceduar në Qeveri projektligjin për Zgjedhjet.

    Inicimi i Ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet në Kosovë ka nxitur reagime të shumta. AAK, LDK dhe PDK e kanë cilësuar të ngutshme këtë iniciativë dhe kanë thënë se nuk do ta përkrahin. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!