×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së lë të nënkuptohet se po e shqyrtojnë ofertën e Qunit: Ende nuk e kemi thënë fjalën e fundit

    Reporteri
    25 Mars 2020 | 18:02

    Lëvizja Vetëvendosje ende nuk është shprehur pro apo kundër propozimit të Ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni.


    Se Vetëvendosje akoma nuk e ka thënë fjalën e fundit për këtë çështje e ka konfirmuar edhe deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci.

    “Të gjitha janë spekulime mediatike: VV-ja ende nuk e ka dhënë fjalën e vet për atë që e propozoi ministri Quni”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni i ka kërkuar kryeministrit Kurti që ta kthejë Agim Veliun në detyrë dhe të reflektojë mbi taksën, në mënyrë që mocioni i votëbesimit të tërhiqet. Quni ka thënë se ai do të bëjë çmos që ta bindë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe deputetët që ta tërheqin mocionin, në rast se Kurti reflekton. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!