×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së thotë se do të merren me numrin e madh të festave

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 8:34

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka reaguar për numrin e madh të festave në vend. Sipas tij, është e pakuptimtë që të mos punohet në ditët e javës kur festa është në vikend.


    Ai ka thënë se do të merren me këtë mënyrë “të gabuar” të pushimit, por duke mos rëë pre e pazareve të Listës Serbe.

    “Më në fund përfundoi ky “vikend” i tejzgjatur. Nuk e di nëse ka ndonjë vend tjetër ku pushohet dyfish. Është e pakuptimtë që mos të punohet në ditët e javës kur festa është në vikend. Njëjtë është edhe pushimi për 9 majin, i njohur si “Dita e Evropës”, ku punohet gjithandej nëpër Evropë, kurse në vendin tonë është pushim”, ka shkruar Ramadani.

    Postimi i tij i plotë:

    Më në fund përfundoi ky “vikend” i tejzgjatur. Nuk e di nëse ka ndonjë vend tjetër ku pushohet dyfish. Është e pakuptimtë që mos të punohet në ditët e javës kur festa është në vikend. Njëjtë është edhe pushimi për 9 majin, i njohur si “Dita e Evropës”, ku punohet gjithandej nëpër Evropë, kurse në vendin tonë është pushim.

    Në Komisionin ku jam anëtar, këtë çështje e kemi trajtuar qysh në vitin 2018. Rregullimi i tillë është në kuadër të Ligjit për Festat Zyrtare, që është ndër 28 ligjet me interes vital, ndryshimi i të cilit kërkon përveç shumicës së deputetëve, edhe shumicën e votave të minoriteteve.Lista Serbe këtë fuqi e shfrytëzon që të përfitojë në aspekte të tjera, dhe kushtet e saj janë të papranueshme.

    Do të merremi me këtë mënyrë të gabuar të pushimit, por duke mos rënë prehë e pazareve të LS.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!