×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së tregon se kur do të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 22:49

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet shumë shpejt.


    Bajqinovci u shpreh në RTV 21 se fillimisht duhet të kompletohet Kuvendi.

    Më pas, ai shtoi se shumë shpejt do të caktohet seanca për postin e Presidentit, duke e lënë të hapur mundësinë që kjo seancë të mbahet në javën e ardhshme, (të martën ose të enjten).

    “Të paktën me aq sa e di unë jo nesër. Unë besoj që në ditët në vazhdim shumë shpejt do ta kemi seancën për zgjedhjen e presidentit. Mund të themi edhe javën e ardhshme,. Zakonisht seancat janë të martën ose të enjten. Mund të ketë seanca javën tjetër për zgjedhjen e presidentit. Nuk ka të konfirmuar asgjë, por pritet shumë shpejt të vendoset për këtë çështje”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!