Në Kuvendin e Kosovës sot po mbahet seancë e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për tarifën për mallërat serbe. Deputetët e opozitës po e kritikojnë qeverinë Kurti, e më të zëshmit janë ata të AAK’së, të cilët edhe përmes parullave po ia kujtojnë VV’së se sa ka ndryshuar me të ardhur në pushtet.
Ndër parullat kryesore VV sa ishte në opozitë e ka pasur atë ku thuhej se “Serbia nuk kalon”, por tani AAK po ja kujton asaj se pas ardhjes së VV’së në pushtet, “Serbia kalon”, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë, një deputet i ri i VV’së, Gazmend Gjyshinca, i cili tani në opinion njihet edhe si ‘Kurti junior’, shkaku i imitimit që ia bën liderit të partisë së tij, është përkujdesur që këtë parullë të AAK’së, ta kthej në parullë të VV’së, të kohës kur ajo ishte në opozitë.
Gjyshinca parullës së AAK’së, përmes një lapsi ia ka shtuar edhe fjalën ‘nuk’. Me këtë rast, parullën e AAK’së, kushtuar Kurtit, “Serbia kalon”, deputeti Gjyshinca e kheu në “Serbia nuk kalon”, duke dashur të thotë se me qeverinë Kurti, Serbia nuk do ta ketë të lehtë përballjen me Kosovën. /reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.