×
  • Lajme
  • Lajme / Shkruan në Twitter

    Deputetja britanike për letrën e politikanëve drejtuar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë: Duam rrugë euroatlantike, si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën

    Reporteri
    07 Gusht 2023 | 8:18

    Deputetja britanike, Alice Kearns, ka bërë thirrje se në letrën e nisur nga ajo për raportet Kosovë-Serbi të drejtuar për BE-në, ShBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë nënshkraur 10 kryetarë të komisioneve për punë të jashtme të shteteve perëndimore dhe 56 deputetë.

    Në Twitter, ajo ka theksuar se të gjithë këto shtete dhe individë kanë bërë thirrje për ndryshim që të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë.

    “Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku të sigurohemi që të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Është e rrallë që kaq shumë kryetarë të komiteteve të punëve të jashtme të mblidhen për të ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për de-përshkallëzimin. Ne duam të shohim një rrugë euroatlantike si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën. Me respektim dhe dëgjim të pakicave”, ka shkruar Kearns.

    Ajo është shprehur e lumtur edhe për kontributin dhe punën e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko, që e ka mbështetur këtë letër.

    “Gjithashtu, është unike të kesh që një pjesëtar kaq të lartë ukrainas të fletë në mbështetje të Kosovës”, ka thënë Kearns.

    Në letrën drejtuar SHBA-së dhe BE-së dhe Britanisë së Madhe thuhet se Perëndimi po ndjek politike të butë ndaj Serbisë.

    “BE dhe SHBA po ndjekin një politikë të butë në lidhje me Serbinë, kandidate për anëtarësim në BE, nga frika se Beogradi mund të orientohet drejt Rusisë, megjithatë Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës”, thuhet mes tjerash në letër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!