Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje është gati për Ramazan. Ajo këtë e ka dëshmuar edhe përmes një mesazh dedikues këtij muaj kur myslimanet agjërojnë.
Balje ka për thirrje për besimtarët që të lutën para Zotit, shkruan Reporteri.
Ky është postimi i plotë i saj:
Gati për #Ramazan
Hedhim tutje nga koka jonë mendimet e keqija dhe negative, shfrytëzojmë çdo minut të muajit të shenjët, me bindjen dhe dëshirën e faljës së mekateve, kërkojmë nga i Madhërishmi me zemer të pastër plotë dashuri, të gatshëm për vepra të mira dhe pendim. Lutemi, dhe këndojmë dova, sepse gjerat më të mira fitohen me lutje e dova.
Faleni kujt keni për ti falur, kërkoni falje nga ata qe duhet të kërkoni.
Me lutje e dova të gjithë ta presim Bajramin, plotësisht si njerëz më të mirë që jemi tani.
Ti takojmë atyre që do të pranohemi në Parajsë në dyert REJJAN.
Ju dëshiroj ditë të favorshme të Ramazanit.
Zoti i Madhësishëm na i dëgjojë lutjet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.