Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të falën të gjithë qytetarët që u dënuan gjatë periudhës pandemike, si pasojë e shkeljes së masave të izolimit.
Haxhiu ka thënë se ato masa ishin kundër-kushtetuese, prandaj, sipas saj, ato dënime janë të paligjshme.
“Po kërkoj unë, që Qeveria legjitime, të marr vendim që të falen të gjithë qytetarët e Repubikës së Kosovës, të cilët me vendimet e qeverisë Kurti u ndëshkuan duke u dënuar dhe arrestuar, për shkak të vendimeve që ishin anti-ligjore dhe anti-kushtetuese. Gjyakta Kushtetuese tregoi që ishin kundërkushtetuese”, tha ajo.
Haxhiu ka thënë se Avokati i Popullit ka kërkuar edhe dëmshpërblimin e tyre, mirëpo sipas saj, më e pakta që mund të bëhet është falja e atyre dënimeve.
“Thjesht, Qeveria Hoti të marr vendim për t’i falur të gjithë qytetarët që u drejtuan padrejtësisht. Avokati i Popullit ka kërkuar edhe dëmshpërblim, por më e pakta që mund të bëhet është falja e atyre dënimeve”, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.