×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së: U bë Kurti me kërku shtyrje të zgjedhjeve për me shpëtu një grusht vota

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 21:21

    Deputetja e AAK-së. Albana Bytyqi ka reaguar për diskutimet rreth mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve lokale.


    Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka reaguar për ashpër ndaj kryeministrit Kurti duke thënë se edhe dikush që ka qëllime negative nuk do ta menaxhonte kaq keq pandeminë.

    Ajo shtoi se Kurti pa asnjë pikë nderi e morali po kërkon të shtyhen zgjedhjet vetëm për të shpëtuar një grusht vota.

    Më poshtë gjeni postimin e plotë:

    “Ditën të qan, natën të vran”, është një thënje e vjetër!

    Kryeministri Albin Kurti, aq keq menaxhoi me pandeminë sa edhe me pas qëllime negative s’do të ishte më keq. Përgjegjësinë direkte të veten, për të cilën do të duhej të ishte duke dhënë llogari publike, politike dhe kushtetuese, e shfrytëzon për pak më shumë vota.

    Pa asnjë pikë nderi e morali kërkon sot me i shty zgjedhjet!

    Degradim total!

    A e ke të qart çfarë mësimi të keq po ia jep Kosovës, rinisë, fëmijëve tanë!

    E çuditshme sa shpejt të gjykon populli! U bë Kurti me kërku shtyrje të zgjedhjeve për me shpëtu naj grusht vota!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!