×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës kërkon dorëheqjen e Dardan Molliqajt

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 12:38

    Deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu ka kërkuar që deputeti Dardan Molliqaj të jap dorëheqje nga posti i deputetit. Ajo thotë se Molliqaj duhet të jap dorëheqje pas deklaratës së Fadil Lepajës.


    “Pas deklaratës së Fadil Lepajës, i kërkoj publikisht Dardan Molliqajt të jep dorëheqje nga posti i deputetit!”, shkruan Haxhiu në FB.

    fadil Lepaja ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

    “Kurrë në jetë me vetëdije, por as pa vetëdije s’kam qenë pjesë e SHIK-ut”, ka thënë Lepaja.

    Ai këto komente i ka bërë pas deklaratës së deputetit Dardan Molliqaj i cili tha se Lepaja e ka rekrutuar Glauk Konjufcën në SHIK.

    Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se Glauk Konjuca, ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës në vitin 2000 dhe 2001 dhe se rekrutimin e tij e kishte bërë Fadil Lepaja. Molliqaj ka thënë se paga që ka marrë Konjufca ka qenë 150 marka.

    Këto, Molliqaj i ka thënë në  seancën plenare të së premtes, gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, që sipas tij, Konjufca ka dalë nga SHIK-u për shkak të pagës së ulët.

    Molliqaj ka thënë se tani Glauk Konjufca me bashkëpunëtorë po hezitojnë të ballafaqohen me të vërtetën.

    Viti në të cilin Glauk Konjufca ka shërbyer në SHIK ka qenë viti 2000 – 2001, paga është 150 marka, rekrutimin e ka bërë Fadil Lepaja, sektori në të cilin ka punuar është përpunimi i të dhënave. Vet letrat që kanë ardhë nga terreni, një prej letrave të cilën Glauku e kishte ndarë më neve si histori ishte edhe të dhënat që vinin nga Lugina e Preshevës kush ku po ndalet dhe të gjitha ato letra që vinin me shkrim të dorës, Glauku me kolegë të tjerë i përpunonin dhe i fusnin në të dhënat e SHIK-ut. Arsyeja e largimit të Glaukut nga SHIK-u ishte paga e ulët. Këto dhe shumë fakte të tjera tregojnë që Glauk Konjufca ka qenë zyrtar në strukturat e Shërbimit Informativ të Kosovës”, tha ai

    Molliqaj ka thënë se nuk e ka problem që dikush ka qenë në SHIK, ai ka shtuar  se beson që SHIK-u si organizatë ka kryer veprime kriminale, por nuk beson që secili njeri në SHIK ka bërë diçka në tillë.

    “Glauk nuk të shpëton Kadria e di që po sillet sikur shefi yt, po të mbron edhe kur po del në emisione, Glauk nuk të shpëtojnë as njerëzit e tjerë të SHIK-ut, të shpëton vetëm e vërteta”, tha ai.

    Molliqaj ka thënë se dikush që akuzon dikë, ndërkohë që vet ka qenë  pjesë, është hipokrizi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!