Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka hedhur poshtë mundësinë e ekzistimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).
Ai ka pohuar se nuk është në dijeni që ndonjëherë ka pasur FARK pasi sipas tij nuk ekziston as një argument i vetëm për këtë punë.
“Nëse e kanë pas uniformën e UÇK-së nuk kanë mundur të jenë FARK. Nuk pranova të shkoj në betimin e të quajturve FARK. Nuk kanë pasur njerëz, nuk kanë pasur as armatim. Në territorin e Kosovës nuk ka pas FARK”, ka deklaruar Haliti për Dukagjinin, shkruan Reporteri.net.
Por ndaj këtyre deklaratave të Halitit, ka reaguar deputetja e LDK-së, Doruntina Maloku e cila përmes një statusi në Facebook ka thënë se Haliti s’po mund ta përbi veprimtarinë e madje as ekzistencën e FARK-ut.
“Edhe 20 vjet pas luftës, Xhavit Haliti s’po mundet me e përbi veprimtarinë e madje as ekzistencën e FARK-ut. Bile, për mos me e pranu këtë të vërtetë, po thotë se për Kosharen s’ka haber! A thua pse s’po flet për Kosharen?”, ka shkruar Maloku. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.