×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së: Jo përndjekjes së gazetarëve, po vaksinave

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 19:11

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se frikësimi i gazetarëve nga pushteti “Krejt dhe drejt”, është shkelje e lirisë së medias.


    Kështu është shprehur Bunjaku-Rexhepi përmes një postimi në Facebook.

    “Jo përndjekjes së gazetarëve, po vaksinave”, tha ajo.

    Postimi i plotë:

    Frikësimi dhe përndjekja e gazetarëve nga pushteti “Krejt dhe drejt”, është shkelje e lirisë së medias. Tema e hulumtimit ishte mbi kontratën nga Qeveria për vaksinat antiCovid-19, prandaj mund të lexohet si frikë e Qeverisë Kurti 2, për zbulim të dështimit, zvarritjeve dhe vonesave në sjelljen e vaksinave për të shpëtuar jetët e njerëzve. Jo përndjekjes së gazetarëve, po vaksinave!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!