×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së: Të ndërtohet një pllakë përkujtimore për Agon Musliun

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 12:10

    Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku në seancën e sotme të Kuvendit ka propozuar që të ndërtohet një pllakë përkujtimore për Agon Musliun nga Gjilani, i cili ka vdekur në Qendrën e Studentëve, sa ishte në karantinë.


    Bunjaku ka propozuar që pllaka të vendoset në vendin ku vdiq Musliu.

    “Pllaka përkuktimore le të jetë përkujtim për Agonin që jep një mesazh të fuqishëm që edhe përkundër vështirësive ekonomike duhet studiuar edhe në avancime jashtë shtetit”, tha ajo duke lutur kryeministrin Hoti që sa më shpejtë të vendoset kjo pllakë.

    Rrethanat e vdekjes së Agon Musliut ende nuk janë zbardhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!