Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.
Në një bisedë telefonike në televizionin “Kanal 10”, ajo ka thënë se të gjithë deputetët e LDK-së duhet të qëndrojnë në sallë, e madje edhe ta votojnë atë.
“LDK-ja e ka kryetarin e ri tani, organet e reja, dhe ne si deputetë bashkërisht do të marrim vendimin për çështjen e votimit të presidentit. Po pritet një takim mes Abdixhikut dhe Osmanit, dhe ne do ta japim qëndrimin tonë karshi zgjedhjes së presidentes së Kosovës. Unë personalisht mendoj se ne duhet të qëndrojmë në sallë dhe të votojmë pro zonjës Osmani sepse qytetarët mendoj që ia dhanë mundësinë që ajo të jetë presidente e Kosovës. Personalisht e kam pasur këtë qëndrim dhe vazhdoj ta mbajë të njëjtin”, u shpreh deputetja e LDK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.