×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK’së për vrasjen e shtatzënës: Çka t’i themi familjarëve? Dështuam prap?

    Reporteri
    30 Nëntor 2022 | 21:08

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar për rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK’së.

    Kica-Xhelili ka pyetur se edhe “sa gra duhet të vdesin që ta kuptojmë brutalitetin e mendësisë që shpërfaqim çdo ditë ndaj grave e vajzave tona? “. Ajo ka pyetur edhe se çka do t’iu thuhet familjarëve për rastin.

    “Çka ti themi familjarëve? Dështuam prap? Na falni? Ngushëllime? Për të satën herë? Edhe sa herë?”, ka shkruar Kica-Xhelili.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    Sipas Ahmetit, viktima është 35-vjeçare.

    “Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!